Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, u diskutua për krimet e fundit në vend.

Të ftuar në studio, ishin, analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala. Gazetarja tha se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen, sepse sipas saj, nuk ka forcën e duhur për t’i dalë kundër kryeministrit.

Zheji është i mendimit, që ngjarja me 4 të vrarë në Velipojë është një ‘shkarje’ e shkaktuar nga babëzia.

Klodiana Lala: Është e vërtetë që Ardi Veliu është promovuar në kohën që zoti Gjata ka qenë ministër. Ai ka ardhur në krye nga një gratë të diskutueshme, është folur për marrëdhënie të diskutuara mes tij dhe zotit Lleshaj. Dukej qartë nga mënyra se si ata operonin, shihej që marrëdhënia e tij ishte e ftohtë. Pas vrasjes së Klodian Rashajt, Rama shiti ministrin, por jo drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Është kryeministri ai që e sjell në shina këtë problematikë. Nëse ministri i Brendshëm s’e bën këtë, të largohet dhe t’ia lë detyrën një personi që edhe përplaset me kryeministrin. Nuk kemi nevojë për ministra të urtë dhe të butë. Qytetarët kanë nevojë për siguri, nëse një qytetar niset drejt plazhit, ta ketë të sigurt që s’do të ketë shkëmbim zjarri. Ministri i Brendshëm të veprojë.

Punonjësit janë të demotivuar, janë të keqpaguar. Edhe RENEA keqpërdoret në mënyrë të rëndë. Duhet një reformim i shpejtë. Duhet një lidhje polici komunitet. Në momentin kur një punonjës i thjeshtë policie, prek një person me influencë, rrezikon të hiqet nga puna. Duhet të ketë vullnet politik. Padiskutim, kur s’ka vullnet politik, s’ka riformim i Policisë. Rëndësi ka vullneti dhe motivimi i policisë. Kam parë punonjës të ndershëm që kanë rrezikuar. Por nuk parandalohet krimi me radarë, por duke ndëshkuar. Duhet të zhduket fjala ‘do të’ nga fjalorët e ministrave. Ata kanë pasur mundësitë për t’u mbështetur nga partnerët. Kemi situata të tilla, plazhi i Velipojës, shikoj që ai po fliste me qytetarët që po iknin nga plazhi sepse ishin të frikësuar. Nëse zoti ministër s’e bën, le të largohet në heshtje.

Artur Zheji: Krim është çdo shkelje ligji. Kur ka humbje jete, vrasje me paramendim, që do të vrasim këta për të përfituar këtë gjë. Ka krime në familje, terrorist, në biznes. Në rastin e Velipojës kemi një shkarje totale, nga mendja e ndezur, nga afërsia e madhe me armën dhe babëzia. Nga dëshira për të fituar shumë humbet gjithçka. Ti shkove për të bërë një vrasje për të bërë drejtësi dhe humbe reputacionin e zonës. Ne si qytetarë, jemi mësuar nga një kulturë e prindërve tanë që kanë jetuar në një shtet, që bënte edhe kohën e mirë edhe të keqe. Shteti ka detyra të përcaktuara, të kufizojë mallin, të ndjekë drogaxhinjtë dhe jo të bëjë gjyqin në familje, ku thërritej fronti i lagjes.

Klodiana Lala: Politika dhe policia, prokuroria gjykata, kanë në dorë që të ndëshkojnë këta njerëzit.

Artur Zheji: Po gjykatësi a do e ble vilën në det?

Klodiana Lala: Njerëzit duhet të trokasin te drejtësia. Hipotetikisht, në një shoqëri idealja të ishte që një individ të ishte i ndërgjegjshëm për veprimet e tij. Por në momentin që s’e kemi një situatë të tillë, duhet të kemi institucione ligjzbatuese. Po varrosim viktima kolaterale që janë të ndershëm, që janë vrarë për të siguruar bukën e gojës.

Artur Zheji: Këta mostra të mos përdoren për fushatë elektorale, kjo është e gjitha, sepse nuk i kërkon dot llogari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb