KOPLIK– Ylber Bajrakurtaj, autori i vrasjes së bashkëshortes e tij në Koplik të Malësisë së Madhe prej 20 vitesh ka statusin e invalidit si i prapambetur mendor. Pjeku psikiatër Gjon Treçi tregon pak ditë më parë për “Neës 24” dhe “BalkanËeb” se, autori vetëm pak ditë më parë ka qenë për vizitë tek qendra e shëndetit mendor pranë poliklinikës në Shkodër për një konsultë.

Sot gjykata ka marrë vendimin që Bajrakurtaj të shtrohet në psikiatri.  “Të bëhet shtrim i detyruar për 2 muaj në psikiatri, dhe të përcaktohet shkalla e përgjegjshmërisë mendore,” është vendimi i gjykatës.

Autori i krimit, po ashtu edhe bashkëshortja e tij që mbeti viktimë, njiheshin nga banorët e zonës si persona me probleme psikike. Një prej tyre shprehet se konfliktet në çift kanë qenë edhe më përpara, aq sa viktima është larguar njëherë nga banesa për tek familja e saj.

Pas krimit të rëndë, familjarët e viktimës kanë marrë trupin e pajetë të 42-vjeçares për të kryer ceremoninë mortore në fshatin e lindjes në Zagorë të Malësisë së Madhe, ndërsa banesa ku ndodhi krimi ruhet ende nga forcat e policisë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb