Leonard Zotaj, vëlllai i një prej autorëve, Ervis Zotaj të vrasjes së 51- vjeçares Drita Saliaj në Mallakastër ka folur për ngjarjen tek emisioni me ‘’Zemër të Hapur’’ në News 24.

Vëllai i Ervis Zotaj, ka folur teksa në studio ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, bashkëshorti dhe djali i Drita Saliajt.

Ai bëri një deklaratë shokuese për të vëllain, ku tha se nëse e ka bërë ai këtë krim ta vrasë bashkëshorti i Drita Saliajt dhe ta hedhin në rezervuarin ku hodhën edhe atë.

‘’ Kanë të drejtën e tyre të mos flasin me mua,  kushdo që të jetë. Bëj dy thirrje vetëm, nëse vëllai im ka bërë ngjarjen, ta cojnë në Gjerbës të Mallakastër, që ta zotëria ta vrasë me dorën e tij dhe ta hedhë aty ku gjeti bashkëshorten.’’- tha Leonard Zotaj.

51- vjeçarja Drita Saliaj u vra nga Luis Saliaj (nipi i burrit), Sindi Shehaj, të dy 16-vjeçarë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, i cili akuzohet nga Sindi Shehaj se e ka përdhunuar viktimën.”- tha Leonard Zotaj për ‘Zemër të Hapur”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb