Identifikohen 4 personat e plagosur në përplasjen me armë sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 maj’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për efektiven e policisë, Xhensila Sota, 27 vjeçe, Emiljano Prenga, 39 vjeç dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinakun, 32 vjeç, (Dhendri i viktimës) si dhe Pavlo Vuksanin, 50 vjeç.

Personat e plagosur janë aktualisht të shtruar në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre është në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se personi që është më rëndë është dhëndri i viktimës.

Ndërkohë, deri me tani është arrestuar Arbër Papleka, i cili dyshohet se është autori i krimit, ndonëse ai ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Po ashtu në kërkim është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, një emër i njohur për policinë e Elbasanit.

Ai akuzohet i përfshirë në incidentin tek tregu në Elbasan, në 2017-ën, ku përplasi me makinë zëvendës drejtorin e policisë së këtij qyteti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: