Deputetja e PS, Ermonela Felaj e ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka komentuar videon e parë të veprimit të Operacionit Forca e Ligjit ku ka thënë se kjo strukturë duhet të tregojë seriozitet dhe ashpërsi pasi krimi meriton të frikësohet.

Ndër të tjera ajo ka thënë se ajo çfarë i pëlqen më shumë kur lexon aktin normativ të Anti- KÇK është se ndër masat me karakter pasuror është dhe ajo që nuk i lejon personave të pajisen me licenca, tendera apo sekuestrimi preventiv i aseteve pasurore.

 

‘’Krimi meriton presion dhe të frikësohet. Edhe Policia siç u prezantua tregon këtë pikë. Të rriturit e agresivitetit në sjelljen e saj duhet të tregohet e ashpër dhe serioze. Shoqëruar dhe nga Prokuroria dhe afateve strikte përbën ndryshim nga çfarë kemi pasur. Vëmendja ka qenë e shpërndarë, ka dashur të justifikohet. Me këtë unifikohet qëndrimi.

Kam bindjen që ky akt për kohën që do të veprojë do të sjellë pasoja pozitive. E rëndësishme që të futemi dhe të kuptojmë deri në çfarë niveli shkon pasuria e personave të dënuar për krime të rënda. Krimi kërkon të performojë me asetet më të mira në qarkullim. Është pikërisht momenti kur flitet për masat me karakter pasuror, kur u hiqet e drejta për të pasur licenca, tendera etj. Kjo është një gjë që më bën të ndihem mirë sa herë lexoj aktin normativ. ‘’- tha Felaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb