TIRANË- Në prag të fillimit të aksionit të madh të pastrimit të Shqipërisë, ministrat Blendi Klosi dhe Fatmir Xhafaj zhvilluan takimin me prefektët dhe drejtuesit e policisë në qarqe, për t’u bërë me dije se do të jenë aktorët kryesorë në terren të zbatimit të ligjit të ndalimit të krimit mjedisor.

“Kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët, që është malli yne i përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqënien, duhet të dënohet, të penalizohet”, deklaroi Klosi.

Ligji do të ashpërsohet, theksoi ai, duke u kerkuar drejtuesve të policisë të jenë me të njëjtin vullnet të angazhuar në këtë operacion, ashtu si në operacionin e ndalimit të vjedhjes së energjisë elektrike. Klosi u kërkoi drejtuesve të policisë, që cdo bisnes apo individ që ndot mjedisin të trajtohet dhe penalizohet njësoj sipas ligjit.

“Historia që një biznes që ndot mjedisin apo krijon ndotje akustike, nuk penalizohet dhe tjetri pas tij po, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, tha deklaroi Klosi. “Ne kemi nevojë të vendosim një legjislacion penalizues, edhe rregulla dhe dënim të barabartë në zbatim të ligjit”.

Ashërpërsimi i ligjit kundër krimit mjedisor, do të bëhet edhe në funksion të një turizmi qe do të ndryshojë qasje, deklaroi Klosi.

Ndersa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se turizmi konsiderohet prioritet thelbësor për qeverisjen për këtë mandat të ri e do të ketë mbështetjen e nevojshme.

Xhafaj-Klosi (2)

Ai shtoi se përgatitjet duhet te nisin që sot. “Policia dhe prefektët duhet të përgatiten për mbështetje të fortë të strukturave të ministrisë së Turizmit, lidhur me fazën përgatitore, që nga pastrimi i mjediseve dhe masave të tjera që duhet të merren”, shtoi ministri i Brendshem.

Xhafaj tha se turizmi konsiderohet prioritet thelbësor për qeverisjen për këtë mandat të ri e do të ketë mbështetjen e nevojshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb