Gruaja që shihni në foto është Klarita Ismalaja, e cila u masakrua sot për vdekje nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, paraditen e sotme rreth orës 10:45, para oborrit të  një magazinë.

Gazetari Juljan Shota ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të 45-vjeçares, e cila u gjet e pajetë brenda makinës në pronësi të burrit të saj. Ndërkohë që ky i fundit kishte tentuar të vetëvritej, duke goditur veten me thikë, ndërsa ndodhet rëndë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e krimit në fjalë, ndërsa mësohet se çifti kishte një dyqan pranë Inxhinierisë së Ndërtimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: