Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku burri vrau gruan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Koço Buzo, 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases Liljana Buzo, 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi Gezim Toçila, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi Adriatik Kola, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb