Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në Roskovec ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas i dha fund jetës së tij duke u vetëvaruar.

Ngjarja ka tronditur fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Banorët kanë treguar për gazetarin Ervis Kuçi se janë shokuar kur kanë dëgjuar lajmin.

“Nuk kam dëgjuar asgjë për konflikte, nuk di të them, shumë njerëz të mirë”, ka thënë një banore.

Ndërsa një tjetër banore e fshatit tha se nuk dinte që familja të kishte probleme dhe se të vërtetën e të gjithë situatës e dinë vetëm familjarët.

Nuk dimë gjë për probleme, atë e din familja. Ne jemi pak si të largët, nuk i dimë detajet”, ka thënë një tjetër qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, ku shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb