Zbulohet identiteti i personit i cili ka humbur jetën pas një konflikti në Fushë-Krujë. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Luan Hushi.

Gazetari Andi Shota ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shihet fugoni i policisë dhe një automjet civil mes shkurreve, me sa duket i 55-vjeçarit të plagosur.

Hushi ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar në spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb