Babis Anagnostopoulos kalon ditët e fundit në qelinë “VIP” të burgut të Korydallos. Piloti që vrau gruan e tij me paramendim dhe inskenim të denjë për filma thriler, do të transferohet në burgun e Malandrinos.

Piloti pritet të transferohet brenda një jave, pasi si i dënuar nuk mund të qëndrojë në IEVP Korydallos dhe kështu do të duhet të transferohet në një burg tjetër, për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm dhe 11 vite të tjera.

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Caroline Krauts, vrasjen e qenit të familjes, por edhe për dy akuza të  tjera që i atribuohen dëshmisë së rremë dhe denoncim i rremë.

Piloti, në një gjendje të qetë shpirtërore, po pret transferimin e tij dhe duket se ka filluar të kuptojë se do të kalojnë shumë vite në qeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: