Janë publikuar foto të 19-vjeçares, Kristjana Brakaj që u vra nga partneri i saj, 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja në Greqi.

I riu e qëlloi 19-vjeçaren me dy plumba në kokë, ndërsa tha para autoriteteve se krimin e kreu si pasojë e xhelozisë.

Greqi

Çifti jetonin në Kaminia në Greqi. 25-vjeçari pasi kreu krimin ka lajmëruar policinë dhe është dorëzuar.

Sakaq fqinjët kanë treguar se çifti kishte vazhdimisht probleme dhe se vetëm pak ditë më parë kanë pasur debate të forta mes tyre. Duket se xhelozia e tepërt e të riut shkaktoi edhe ngjarjen e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: