Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me sulmin e mbrëmshëm në Top Channel, ku humbi jetën roja Pal Kola.

I ftuar ën studio, analisti Arjon Sulo e ka quajtur aktin një sulm ndaj medias, një prej shtyllave të demokracisë, ndërsa shtoi se krimi ka shkelur vijën e kuqe.

Ai shtoi se krimi tashmë nuk ka frikë nga ndëshkimi, sepse qeverinë e ka “në xhep”.

Sulo shtoi se thirrjet për zbardhjen e ngjarjes, nuk janë gjë tjetër veçse qoka e radhës sepse krimi ka arritur në nivele të rrezikshme sa nuk pyet për askënd.

“Media është një nga shtyllat e demokracisë, kur goditet ajo ngjarja është shumë serioze.
Krimi ka kaluar vijën e kuqe, aty është vrarë një i pafajshëm.
60-vjeçari nuk ishte vetëm një roje, ishte punonjës i një televizioni kombëtar.
Në atë orë ka mbaruar turni punë minutash dhe ka qenë në punë një tjetër ekip.

Aty ka pasur teknikë e punonjës të tjerë. krimi merr përsipër të godasë median me gazetarë brenda e të vrasë të pafajshëm. Dikur thonim dinë ku të qëllojnë, por tani jo. Sot po godasin objektivat pa llogaritur dëmet anësore dhe qytetarët e pafajshëm.
kemi Pal Kolën që humb jetën pa pasur asnjë lidhje, kemi kamerieren e vrarë në Don Bosko, 10-vjeçaren e plagosur. Kemi një kalim të limiteve sepse është kaluar vija e kuqe me mediat, goditet kur shembet me tritol, kur konfiskohet, kur mbyllet.
Krimi po merr revansh sepse qeverinë e ka në xhep sepse nuk e lufton, legjislativi nuk e dënon, e mbetet media që tani po goditet. Apeli i të gjithë institucioneve ndërkombëtare e kombëtare sot për të zbardhur sa më parë ngjarjen është një qokë e radhës sepse krimi ka arritur në nivele të rrezikshme sa nuk pyet për askënd”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb