Një krim monstruoz i ngjashëm me atë të familjes Meta pak muaj më parë dhe i realizuar në të njëjtin fshat, Shënavlash, tronditi serish opinionin publik, kur policia zbardhi vrasjen brenda familjes.

62-vjeçari Enver Balla u qëllua për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla.

Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash.

Kunati i viktimës, bashkëshorti i motrës së tij, ka folur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

“Enveri ka qenë njeri punëtor. Herën e fundit e takova para 2 muajsh. Në Shqipëri vinim rrallë, kur kishte ndonjë rast. Ngjarjen e morëm vesh nga lajmet, nuk e dinim që ishte shpallur i zhdukur. Esmeraldin e njihja si njeri të mirë dhe punëtor. Nuk kisha dijeni për ndonjë konflikt të mëparshëm. Gruaja e tij shumë e mirë dhe e rregullt. Kishte marrëdhënie shumë të mirë edhe me fëmijët, e donin si ta kishin nënë. Janë martuar me lejen e fëmijëve”, shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb