Policisë do i duhet të përballet me një kriminaltet pas periudhës së izolimit dhe karantinës dhe për këtë kanë diskutuar gazetarja Klodiana Lala, profesori i sociologjisë Edmond Dragoti dhe zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24.

Lala tha se Policia nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar kriminalitetin pas karantinës dhe duhet të ridimensionojë rolin e saj ndërkohë Dragoti konfirmoi se do të ketë një kriminalitet të rritur për shkak të disa arsyeve që lidhen me lirinë.

Por zv.ministrja e brendshme Romina Kuko tha se në Task- Forcën e ngritur nga qeveria për COVID-19 është një protokoll dhe një analizë pikërisht për këtë situatë por ngelet në dorën e qytetarëve që situatën ta kalojmë me sukses.

 

DEBATI NË REAL STORY

KLODIANA LALA: Policia është e angazhuar maksimalisht. Nuk ka kapacitetet e duhura. Duhet të ridimensionohet roli i saj. Policia gjatë punës së pandemisë e ka bërë punën e saj. Po nesër.

EDMOND DRAGOTI: Natyrisht jam dakord me faktin që këto institucione me përkushtimin e tyre kanë qenë ato shëndetësore dhe policore. Kanë qenë në krye të detyrës. Situata që vjen më pas është e paparashikuar dhe duhet pritur. Kriminaliteti do jetë më i lartë. është e domosdoshme të riorientojmë ato, institucionet përkatëse si Policinë. Mendoj se do kemi më efikasitet në marrëdhëniet sociale se jemi pak, jemi vend i vogë. Policia ka mundësi kontrollin më shumë se në vendet e tjera. Nuk besoj se do rritet kriminaliteti më shumë se në vendet e tjera.

ROMINA KUKO: Ka një task- forcë të përbërë nga të gjitha institucionet që kujdeset për hapjen e bizneseve, qytetarëve. Ka një protokoll për Policinë lidhur me kriminalitetin që do vinë, krimin e rrugës, krimin nga varfëria. Ekziston si analizë. Do vijë një moment që të ndërpresim modën e të sulmuarit të Policisë. Policia nuk po bën heroizëm të madh por është në lartësinë e vet të detyrës. Nëse secili nga ne kryen detyrën e vet si qytetar atëhere shoqëria ecën më mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb