LUSHNJE- Dhimbje dhe zi në familjen e 29-vjeçares që u mbyt me litar në fyt nga i dashuri i saj 36 vite me i madh në moshë.

Megjithatë, nëna dhe vëllai i saj gjejnë forcën dhe flasin për krimin e rëndë pak orë pas ngjarjes.

Nëna e vajzës ka folur për kamerat e “TV Klan” duke thënë se ishte në dijeni të lidhjes së vajzës me 65 ­vjeçarin.
“Ishim në dijeni të lidhjes së vajzës. Ishte e lidhur prej 3 vitesh e gjysem me ketë person, pavaresisht se ne nuk donim, pa deshiren tone”.

“Asnjëherë nuk e kemi aprovuar dhe jemi grindur shpesh për këtë”,- vijon nëna.

Nëna thotë se dyshon se shkak për vrasjen e së bijës mund të kenë qenë grindjet e vazhdueshme për vazhdimin e lidhjes mes tyre.

Ndërsa vëllai i saj thotë se e mësoi ngjarjen nga televizori. “Motra ime iku para dy netësh në orën 9 të darkës. Iku me atë filanin, Sokratin dhe s’dim gjë. Nuk na ka marrë në telefon kemi 3-4 ditë. Sot e morëm vesh lajmin, erdhi policia në mëngjes dhe ne e pamë në televizor, kaq”, – thotë vëllai i së ndjerës.

Ai zbulon se Jonida kishte pasur një fejesë të dështuar kohë më pare, nga e cila ishte ndarë me mirëkuptim. “Para 3 vitesh e gjysmë Jonida i dha fund fejesës me mirëkuptim”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb