“Nëse do të më dilte para, do ta kisha vrarë, pa e çarë kokën për pasojat”.

Kështu është shprehur i ati i Caroline, 78-vjeçari David Crouch për mediat. Ai ka thënë se kjo ngjarje është tragjike, pasi e bija e tij, ishte një vajzë e ëmbël dhe e mirë.

“Kur mora vesh të gjithë të vërtetën ishte vonë, ai ishte larguar nga këtu. Nëse do të ishte, do e vrisja atë gënjeshtarë, pa e çarë kokën për pasojat”, ka thënë David.

Kujtojmë se piloti Babis, prej 37 vitesh zhvilloi një skenë ‘teatrore. Ai inskenoi vrasjen e bashkëshortes sikur të ishte një grabitje. Provat e dala në dritë nga policia, çuan më pas në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Policia arriti të zbulonte se vrasësi i vërtetë ishte piloti. Kjo u vërtetua fillimisht nga mesazhet telefonike të çiftit dhe më pas, ora inteligjente që viktima mbante në duar.

Ajo maste pulsin, e nga hetimet rezultoi se pulsi ishte i njëjtë me atë të një njeriu kur është në gjumë. Nëse grabitësit do të ishin në shtëpi, nga tensioni, vajza sipas policisë do të kishte rrahje më të shpeshta të zemrës.

Sakaq, para hetuesve Babis e pranoi krimin dhe rrëfeu me detaje se si mendoi të inskenonte vrasjen e së shoqes dhe të sajonte historinë me grabitësit shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb