Mediat greke kanë ndërtuar pamjet 3D nga krimi i rëndë që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën një 20-vjeçare në banesën e saj në prani të bashkëshortit dhe më pas vodhën prej aty një shumë eurosh. Ngjarja e rëndë ndodhi në Glyka Nera. Në lidhje me këtë krim të rëndë, për të cilin ende nuk ka një autor, po marrin pjesë ekspertët më të mirë të kriminalistikës, për të zbuluar dhe arrestuar përgjegjësit. Mediat greke raportojnë se pas autopsisë së kryer tek viktima, një shtetase angleze, e cila ishte martuar me një shtetas grek, u vërtetua se njëri nga tre autorët e vrasjes e mbylli gojën me copa lecke, por e shtypi në mënyrë të padurueshme dhe ia shtrëngoi buzët me pëllëmbën e duarve.

Në të njëjtën kohë, me gishtin e madh dhe gishtin tregues, grabitësi mbylli hundën derisa ajo të qetësohej. Po ashtu mësohet se pavarësisht se burri, 32-vjeçari iu kishte treguar vendndodhjen e parave, një shumë prej 10 mijë eurosh. Ai tha në dëshminë e tij në polici se kriminelët po kërcënonin të vrisnin vajzën e tij 11-muajshe.

“Unë u thashë atyre se i kisha fshehur paratë në mënyrë që mundimi të mbaronte shpejt. Dëgjova gruan time që ulërinte vazhdimisht për ndihmë e lidhur në shtrat dhe unë u lidha në dysheme. Ne bërtisnim që të mos lëndoheshim. Foshnja po qante, gruaja ime po qante dhe disa njerëz po kërkonin shtëpinë për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma dhe unë ndalova së dëgjuari zërin e gruas sime”, mësohet të ketë thënë ai.

Sipas dëshmive të tij të deritanishme, tre autorët e krimit flisnin greqisht në mënyrë të ‘pastër’, ndërsa shtoi se në ikje ata po flisnin në gjuhën e tyre amtare. Mediat greke shkruajnë se policia disponon një video, në të cilën është regjistruar fytyra e bashkëpunëtorit të 4-të, të burrit që, gjatë gjithë grabitjes konsumonte duhan jashtë shtëpisë. Dy ekipet e policisë greke tashmë kanë në zotërim shenjat e gishtave dhe të dhëna nga ADN-ja e autorëve të krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: