Ka përfunduar seanca e faljes për pilotin 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i cili para 40 ditësh, vrau me duart e tij bashkëshorten 20-vjeçare.

Pas këtij procesi, ndaj të riut, do të fillojë seanca me hetuesit dhe Prokurorit, për të vendosur për fatin e tij. Mediat greke shkruajnë, se piloti, ka thënë para togave të zeza se kartën e memories së kamerës e ka hequr pasi ka kryer krimin, e jo para siç pretendojnë hetuesit.

Ai për pretendim ka kërkuar një ekzaminim më të gjerë. Babis ka thënë, se kartën e mori, e theu dhe e hodhi në tualet pas vrasjes.

Piloti ka këruar nga gjykata, që të bëhet e mundur thirrjen e dëshmitarëve të tjerë, familjarë, por edhe miq të përbashkët të çiftit, për të teguar të plotë marrëdhënien e tyre.

Kjo kërkesë është bërë për të vërtetaur se ai dhe Carolina, kishin një marrëdhënie mjaft të mirë shkruajnë mediat greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb