Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi Greqinë. Bëhet fjalë për vrasjen tragjike të nënës 20-vjeçare, Caroline Crouch, nga disa grabitës të maskuar. Mediat greke raportojnë se policia ka marrë me urgjencë me helikopter bashkëshortin e të ndjerës, për të dhënë dëshmi të reja.

Raportohet se policia ka siguruar të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.

Piloti 32-vjeçar ka qenë në varrin e gruas së tij, pasi po zhvillohej një ceremoni përkujtimore, kur papritur disa policë kanë mbërritur dhe e kanë marrë atë me helikopter.

Pasi ka mbaruar ceremonia në varrin e 20-vjeçares, dy efektivë i janë afruar Babis Anagnostopulos dhe i thanë që ai duhej t’i ndiqte ata pasi kanë dalë të tjera informacione për vrasjen e gruas së tij.

Mediat greke shkruajnë se ka një moskoherencë në dëshminë e bashkëshortit të viktimës.

Kamerat e sigurisë në shtëpi, tregojnë atë pak orë para natës fatale duke qëndruar me foshnjën në katin e parë të shtëpisë, ndërsa, gjithashtu thuhet se dhe ora e kamerës së sigurisë është ndryshuar. Në momentin e krimit, në të, paraqitet regjistrime të tjera, nga ajo çka po ndodhte në të vërtetë. Gjithashtu, 20-vjeçarja Caroline, mbante në duar një orë që i regjistronte pulsin. Por, gjatë grabitjes dyshohet se ajo nuk ka funksionuar.

Për këtë, policia po merr në pyetje Babis, i cili është i vetmi dëshmitar në krimin e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb