E ftuar në emisionin “Open” në News24, gazetarja Evis Ahmeti, ka zbuluar më shumë detaje ë lidhje me ngjarjen makabre në Dajt ku një 61-vjeçar u vra dhe dogj në Dajt në vitin 2017.

Ahmeti ka hedhur dyshime se urdhëruesja e krimit Marjeta Karaj mund të ketë ndikuar tek policia, referuar faktit të Faik Strojkës, një nga persona e dhunuar me urdhër të saj, kur ka denoncuar rrahjen ka treguar edhe detaje mbi ngjarjen e 2017, por nga policia nuk është ndërmarrë asnjë hap në lidhje me rrëfimin e tij.

Gazetarja ka zbuluar edhe një tjetër detaj nga ato që i quajti skandale nga jeta e Marjetës, duke deklaruar se në një festë me rreth 300 të ftuar në Hotel Tirana, ajo ka dhunuar një ish deputet, por për çështje borxhi.

“Marjeta mund të ketë ndikuar tek policia. Në maj të 2017 në momentin që është zbuluar trupi i 61-vjeçarit por që akoma nuk ishte identifikuar se kujt i përkiste, gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur” kemi nxjerrë Facebook-un e Besmirit dhe komentet me Faikun. Kishin bërë një foto të dy, pyeta edhe babain e Basmirtit dhe i thash ç’është ky komunikim. Ai thoshte me shefin, Besi, ndërsa Faiku i përgjigjej unë nuk jam shefi yt, ne do jemi bashkëpunëtorë për gjithë jetën. pra flitet për çështje të koduara e mesazhe të koduara. Kur Faiku shkoi në 2020-2021 shkon i dhunuar nga një grup personash e flet jo vetëm për ngjarjen e tij por edhe atë të Kurtdedës, si ka mundësi që policia, ne si gazetarë me një investigim të shkurtër në Facebook, pamë këtë komunikim. Si ka mundësi që policia se bëri? Sepse Faiku ka folur qartë për ngjarjen e asaj kohe dhe ngjarjen e tij. mua më duket shumë e pabesueshme si u gjet Gazmir Ngota të ballafaqohej me Faiku, ndaj e kundërshtoj Glidonën sepse flet nga brenda policisë dhe materiale që i referohen unë nga puna ime si gazetare që më shtyn të mendoj si e tillë.

Besmir Karai deri në nëntor të 2022, deri pak javësh ka qenë në Shqipëri.

Marjeta ka skandale me histori rrahjeje me shumë persona, ish deputetë në aktivitete të përbashkëta tek Hotel Tirana me 300 persona, është rrahur për borxhin që i ka kërkuar Marjetës. E ka rrahur vetë Marjeta. Pse policia nuk flet. Një person nga Lezha e një nga Laçi që i ka pasur edhe të dashur. Në këto organizata, një bashkëpunëtorja e Marjetës është arrestuar, pritet edhe një tjetër.

Këto shoqata po mbijnë si kërpudha dhe unë e kam hequr në kurriz, sepse kamë bërë një denoncim sepse të rinj dilnin kërkonin para ne emër të emisionit tim”, ka deklaruar ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb