Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos, brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera të Greqisë, krim që tronditi mbarë opinionin publik.

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se një një person i tretë kishte hyrë midis çiftit. Sipas raportimeve 32-vjeçari ishte në një marrëdhënie me një grua tjetër, fakt ky që ka çuar në përplasje mes Babis dhe bashkëshortes së tij.

“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar” shkruhet në artikull.

Mediat greke u përpoqën të kontaktojë gruan në fjalë, por “morën një përgjigje nga avokati i saj në Athinë, i cili insistoi se ajo nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb