MEKSIKË

Një person në Meksikë, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafik droge e krime të tjera, ka vrarë 9 shtetas amerikanë, mes tyre 3 gra e 6 fëmijë.

Viktimat janë të familjes LeBaron dhe i përkasin komunitetit Mormon të cilët u shpërngulën në Meksikë shumë vite më parë. Familjarët po ikin nga Meksika Veriore, për të shpëtuar nga lufta e bandave që zhvillohet në vend, shkruajnë mediat e huaja.

Teksa familjarët ecnin me makinë, ata u qëlluan nga karteli. Disa orë më vonë në vendin e ngjarjes u gjet dhe një makinë e djegur me trupat e viktimave. Një i afërm i viktimave ka thënë se karteli nuk kishte asnjë arsye të qënësishme pse të bënte këtë masakër.

Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump. Pikërisht Trump deklaroi se kjo ndodhi është tronditëse e se shteti amerikan do të bëjë gjithçka për të luftuar kartelet e drogës në shtetin e Meksikës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb