TIRANË

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi është përplasur ashpër me zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Deputeti Maliqi i pranishëm në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se nëse do të këtë zgjedhje të dielën Shqipëria rrezikon të kthehet 30 vite mbrapa njësojë si në regjimin komunist.

Nga ana tjetër ai iu drejtua me tone të ashpra zv.ministres Voda, ku i tha se kanë mbushur burgjet me qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, ndërsa sipas tij kriminelët dhe bandat janë rrugëve.

Pjesë nga debati:

Maliqi: Çfarë do të bëj polici. Policia juaj e drogës, e bandave. I ke të lirë kriminelët dhe ju i keni mbushur burgjet për mospagim të energjisë elektrike. Bandat i ke rrugëve.

Voda: Flas me gjuhën e zv.ministres. Kush do ta cenojë procesin do të shkojë në burg, kush do ta cenojë do të arrestohet.

Maliqi: Po të bëhen zgjedhjet do të bëhet diktaturë. Kryeministri është hajdut, kanë ikur 300 mijë persona nga Shqipëria.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: