Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike.

GB News shkruan se sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka marrë kritika nga deputetja shqiptare, Jorida Tabaku për thirrjet e ashpra që Braverman ka bërë ndaj azilkërkuesve që kalojnë Kanalin Anglez.

Deputetja Jorida Tabaku kritikoi Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar për “veçimin” e komunitetit të kombit të Evropës Lindore.

“Kam studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shqiptare jam ndjerë shumë e kërcënuar nga komentet e saj. Si politikane, më vinte keq që komuniteti i mahnitshëm shqiptar po veçohej, sulmohej dhe ngacmohej vetëm sepse kishte një problem. Ne duhet të pranojmë se ka një problem që duhet trajtuar nga të dyja palët. Ka një problem në Britaninë e Madhe me sistemin që ekziston atje, por edhe në Shqipëri ka një problem sepse njerëzit po ikin. Rritja e shkallës së largimit të njerëzve, duhet të na bëjë ne politikanët në Shqipëri të kuptojmë se duhet trajtuar nga brenda dhe jo vetëm ta lëmë fajin në anën e Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh Tabaku, shkruan media britanike.

Zëdhënësi zyrtar i Sunak tha: “Unë mendoj se ne padyshim do të vazhdojmë të flasim për këtë në një mënyrë që është faktike, e drejtë dhe e dhembshur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: