Taksapaguesit britanikë kanë shpenzuar 1.2 milion paundë për përkthyes për kriminelët shqiptarë që arrestohen vetëm vitin e kaluar, mes rritjes së kalimeve të paligjshme të nxitur nga trafikantët e njerëzve në Shqipëri raporton media britanike The Sun.

Rritja e parave që shpenzohen për ndihmën me përkthyesit për shqiptarët vjen pasi ekspertët e krimit kanë zbuluar se bandat nga shteti ballkanik janë angazhuar për të marrë nën kontroll pjesën më të madhe të tregtisë së paligjshme të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe raportohet se po godet bandat e kontrabandës së emigrantëve në mënyrë ilegale.

NCA lëshoi ​​një paralajmërim në vitin 2017 duke deklaruar se kishte shqetësime në rritje se bandat e dhunshme kriminale shqiptare po merrnin kontrollin në tregtinë e paligjshme të drogës, veçanërisht atë të kokainës.

Zyrtarët e Home Office thonë se më shumë se 6,000 shqiptarë kanë mbërritur deri në gusht të këtij viti me gomone nën standardet e sigurisë, krahasuar me më pak se 900 në tre vitet e mëparshme së bashku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb