TIRANË

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se Bankës së Shqipërisë dhe të gjitha institucioneve të tjera iu duhet më shumë punë për të ndërgjegjësuar qytetarët për paranë elektronike apo siç njihet ndryshe në terminologji si “kriptomonedha”.

Këtë deklarim Ahmetaj e bëri gjatë mbledhjes në Komisionit e Ekonomisë dhe Finacave, ku Guvernatori Gent Sejko prezantoi raportin dhe punën e bankës gjatë vitit 2018.

“Kriptomonedha është një realitet global dhe është detyrë e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera për edukim të qytetarëve”-tha ai.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ka prezantuar para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave raportin e BSH-së për vitin 2018. Ai tha se viti që lamë pas ka qenë një vit i suksesshëm për ekonominë shqiptare, ndërsa tregoi se elementët e treguesit të sistemit bankar kanë kontriubuuar në mënyrë të shëndetshme në ekonomi.

Guvernatori Sejko pohoi se Banka që ai dejton ka përmbushur me rigorozitet të gjitha këshillat e Kuvendit  të Republikës.

“Rezultati I punës në Bankën e Shqipërisë ka treguar progres. BSH konstaton se 2018 ishte vit progresi  për ekonominë shqiptare. Treguesit e shëndetit bankar treguan progres. Gjatë 2018, BSH-ja ka ndjekur një strategji për rritjen e ekonomisë, ka forcuar kuadrin politik dhe operacional të sistemit bankar duke u kujdesur në konsolidimin e tij. BSH-ja ka përmbushur të gjitha rekomandimet e Kuvendit”-tha mes tjerash ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb