Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Mesha e Krishtlindjeve është organizuar në Katedralen e Shën Dhimitrit. Besimtarët ortodoksë e katolikë beratas i janë drejtuar herët në mëngjes Katedrales,për të marë pjesë në kremtimin e meshës së Krishtlindjeve,që filloi që prej orës 07:30 dhe përfundoi në orën 10:30.

Me maska dhe duke respektuar distancën,besimtarët e krishterë beratas morën pjesë në meshë,ndezën qirinj dhe u lutën për paqe e begati në çdo familje. Në mungesë të Mitropolitit të Beratit,imzot Ignanti,ka qënë At Johan Qako ai që ka drejtuar Meshën tradicionale të Krishtlindjeve.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë,të krishterë dhe jo vetëm që në këtë situatë të vështirë pandemike që po kalon vendi ynë ti përdorin këto festa për t’ju gjendur më pranë njëri-tjetrit. At Johan Qako ka përcjellë kudo mesazhin se në këtë botë nuk jemi vetëm,ndërkohë që edhe besimtarët e krishterë beratas kanë pêrcjellë mesazhet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb