Një shfaqje ndryshe në Teatrin Kombëtar në vigjilje të Krishtlindjeve. Aktorët e njohur të skenës shqiptare u bënë bashkë për të dhuruar për qytetarët artdashës fjalë të arta.

Shfaqja ndërthuri pjesë nga katër ungjijt, historikun e teatrit sipas Aurel Plasarit dhe tekste nga aktivistët dhe artistët që mbrojnë teatrin. E gjithë shfaqja pati si qëllim të vinte përballë shembullin e “Jezusit” në shoqëri përballë atij të Barabajt, sintetizuar kjo nga pjesët e Biblës dhe lidhur në fund me “Marshin e Barabajt” nga Fan Noli.

Disa herë u vu theksi te grazhdi i thjeshtë ku lindi shpresa duke aluduar për godinën e teatrit dhe vendimi i Pilatit  dhe turmave që zgjodhën  të kryqëzojnë Jezusin dhe të lënë gjallë Barabanë, vrasës dhe hajdut

Në skenë Justina Aliaj këndoi “Natë e qetë” dhe bashkë me të interpretuan Neritan Liçaj, Romir Zalla, Robert Budina, Adriana Tolka, Juli Emiri, Rajmonda Shundi. Historiku i teatrit dhe funskionet e tij si qeliza kryesore e institucioneve artistike në vend u soll  nga Gentian Gaba dhe Fatmira Nikolli.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb