FIER- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Fieri uroi gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve. Nga Katedralja e Shën Gjergjit, Basha pohoi se kjo ditë duhet të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek një e nesërme më e mirë për të pamundurit.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë u uroj nga zemra: Gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga Katedralja e Shën Gjergjit në Fier, ku kam uruar Imzot Nikollën, Mitropolitin e ri të Fierit dhe të gjithë besimtarët e Fierit dhe besimtarët anembanë Shqipërisë, dua të përsëris urimin tim: Krishtlindje të gëzuara për të gjithë besimtarët e krishterë, për të gjithë shërbëtorët e Zotit në të gjitha kishat, katedralet, manastiret anembanë Shqipërisë, dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Paqja e Zotit qoftë mbi shqiptarët. Në veçanti kam një urim që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek një e nesërme më e mirë për të vobektët, për të pamundurit, për njerëzit në nevojë, për të sëmurët, për të moshuarit. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!”, citohet në mesazhin e urimit të Bashës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: