Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithtë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve.

Në një status në Facebook, lideri demokrat i ka uruar besimtarëve të krishterë të kalojnë gëzuar në këtë ditë feste.

“Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë,” shkruan Basha.

Statusi i plotë

Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: