TIRANE- Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli festën e Krishtlindjeve ka zgjedhur ta kalojë me familjen në shtëpi. Gjatë një interviste për moderatoren Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Kodheli pohoi se atë ditë do të gatuaj për djemtë e familjes.

“Krishtlindjet do ti kaloj në shtëpi. Do të gatuaj për djemtë e familjes dhe për gjithë miqtë që do vijnë. Janë të gjithë janë çuna për mashalla, se duan të hanë se janë të bëshëm.”, tha ministrja.

Nga ana tjetër, ajo nuk la pa uruar dhe Forcat e Armatosura Shqiptare si dhe familjarët e tyre. “Meqë jemi tek festat, dua t’i uroj publikisht festat Forcave të Armatosura të Shqipërisë, dhe do kenë mbështetjen time pa limit për gjithçka që kanë nevojë sepse atë që bëjnë, e bëjnë shumë mirë. Nëpërmjet tyre do ia uroj familjeve të tyre dhe shqiptarëve që të kenë gëzim dhe suksese në familje. Ne meritojmë më shumë.”, përfundoi Kodheli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: