Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qytetin e Beratit, besimtarët ortodoks e katolikë, kanë festuar Krishtlindjet. Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales “Shën Dhimitri” në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në meshën e shenjtë. Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve filloi që në orët e para të mëngjesit dhe u drejtua nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës e Kaninës, Imzot Ignanti.

Ceremonia e lutjes dhe lajmërimit të lindjes së Jezu Krishtit u ndoq nga qindra besimtarë ortodoks beratas, mes tyre shumë emigrantë të ardhur pranë familjeve për festat e fundvitit. Imzot Ignanti uroi gjatë meshës jo vetëm besimtarët ortodoks por të gjithë shqiptarët për një vit me më shumë begati, dashuri e harmoni në çdo familje. Besimtarët beratas kanë uruar “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet beratase mesazhin “për një vit sa më të begatë, me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve, besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon “lindjen e Krishtit”. Sipas traditës së festës, besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi, si një dritë shprese për një vit më të mbarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: