TIRANE- Me rastin e festës së Krishtlindjeve, politikanët shqiptarë kanë zgjedhur rrjetet sociale për të bërë urimet e tyre për besimtarët e krishterë.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një fotoje ku shkruhet “Merry Christmas” ka bërë urimin e tij në Facebook. “Krishtlindje të mbara për shqiptarët, më të mirët njerëz në botë,” shkruan ai.

Urimeve për festën e Krishtlindjeve u është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë.

Me një status në Facebook, deputeti demokrat Edi Paloka uroi që mbrëmjen e djeshme. “Gezuar Krishtlindjet e mbaresi per te gjithe me familjet dhe njerzit e dashur,” shkruajti ai.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Krishtlindjes, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa ka postuar një foto me familjen e saj.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pamje nga disa qytete të vendit, të ndriçuara nga ngjyrat e festës.

Kreu i shtetit Ilir Meta në urimin e tij jep mesazhin e qartë për lumturi e qetësi, harmoni e mirëkuptim, ndërsa ka zgjedhur një foto të tijën me familjen, të njëjtën që publikoi pak më parë edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, njëherësh kryetarja e LSI.

Urimeve iu bashkua edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikola, e cila përmes profilit të saj në Facebook, postoi një foto me Papa Franceskun e uroi: Gëzuar Krishtlindjen! Mirësi e mbarësi në çdo familje!
lindita

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb