Nuk është asnjëherë shumë shpejt për të menduar për Krishtlindjen(ndonëse jemi në vigjilje) dhe Vitin e Ri…. dhe për veshjen perfekte, natyrisht.

Nëse ti feston në shtëpi, mal ose në restorant, ja disa ide sesi të visheni në momentin më magjik të vitit.

Krishtlindje në shtëpi

Nëse keni zgjedhur të kaloni Krishtlindjen në ngrohtësinë e shtëpisë tuaj me të dashurit rreth tavolinës, nuk ka asnjë dyshim: veshja juaj do të duhet të jetë elegante! Për shembull, një fund tyl mund të kombinohet mjaft bukur me një këmishë me kuadrata të kuqe dhe jeshile, duke krijuar një veshje origjinale dhe tipike për Krishtlindjet, transmeton Atsh. Një palë xhinse klasike mund ti kombinoni me një pulovër leshi me qëndisma 3D. Natyrisht, stili Mark Darcy! Dhe akoma … a keni menduar ndonjëherë për pantallona me nuancën e gjelbër të pyjeve? Të veshur me një pulovër të zezë dhe një varëse të madhe, që me siguri do t’iu bëjë të ndiheni bukur.

Krishlindjet me familjen

Nuk ka rregulla të vërteta për të qenë të përsosur në këtë situatë, kështu që gëzoni dhe lironi fantazinë! Me një veshje të gjithën të kuqe do të dukeni mahnitëse. A keni dëshirë ti jepni hijeshi trendit të shndritshëm? Mos u mendoni dy herë dhe bëjeni: një triko ose një veshje me shkëlqim, janë absolutisht të lejuara nën pemë, madje edhe për një festë të vogël në familje.

Krishtlindjet në restorant

Një zgjedhje më mondane e më pak tradicionale, por që sa vjen e preferohet më shumë është ajo e festimit në restorant. Në këtë rast rregullat e veshjes janë të diktuara në radhë të parë nga lloji i lokalit që keni zgjedhur.

Edhe për këtë rast tendenca e shkëlqimit mbetet zgjedhja më me efekt të sigurt. Një fund me shkëlqim i kombinuar me një këmishë të bardhë klasike mundi t’i japë jetë një veshjeje perfekte dhe plot sharm. Ose një fund me pala metalizato do të ishte perfekt për një pamje elegante.

Krishtlindjet në mal

Do t’i hapësh dhuratat në bardhësinë e malit? Zgjidh një veshje të gjithën të bardhë, pasi është e rehatshme, e ngrohtë dhe mbi të gjitha … me të vërtetë ‘cool’ !
Bluzat prej leshi, peliçet dhe aksesorët e bizhuterive do të bëhen protagonistët e vërtetë të Krishtlindjeve të tua në lartësi.Nuk kemi asnjë dyshim.

A jeni ende duke kërkuar për zgjedhjen e përsosur për dolli nën pemën tuaj? Frymëzohuni nga galeria e fotove që kemi zgjedhur, të cilat do t’iu bëjnë të bini në dashuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb