TIRANE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi përmes një mesazhi në ‘Facebook’ uron besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.

Kryemadhi shkruan se;
“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën këmbanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti. ??
Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha! ?
Përzemërsisht!”, shkruan Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: