Krisja totale ndërmjet Napolit dhe Osimhen pritet të nxjerr sulmuesin nigerian në merkato. Nuk është një sekret që për “bomberin” e Serie A janë të interesuar klubet më të mëdha Evropiane, në veçanti Chelsea. Blutë po hasin shumë vështirë këtë sezon në fazën sulmuese, aq sa pritën me padurim rikthimin e Brojës.
Në Londër gjetja e një sulmuesi është kthyer në prioritet absolut ndërsa sipas mediave angleze, blutë pritet të nisin edhe një herë negociatat në janar për të siguruar shërbimet e Osimhen.

Te Chelsea apo diku tjetër, edhe në Itali janë të bindur: Osimhen do të largohet në mundësinë e parë që do t’i jepet pasi nuk ka rinovuar kontratën e tij me Napolin dhe nuk ka asnjë shans që ta bëjë pas këtyre ngjarjeve.
(BalkanWeb)