Pas mbylljes së konsullatës kineze në Hjuston, SHBA nuk ka bërë rezistencë dhe ka braktisur konsullatën e saj në Chengdu, jugperëndim të Kinës.

Kjo krisje diplomatike erdhi fillimisht nga SHBA që urdhëroi mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston duke e akuzuar për dëmtim të pronës publike dhe intelektuale, si dhe si qendër spiunazhi.

Por Kina u përgjigj menjëherë dhe urdhëroi mbylljen e konsullatës në Chengdu. Stafi amerikan braktisi menjëherë zyrat dhe autoritetet kineze hynë në godinë duke hequr të gjitha posterat që tregonin se ajo ishte konsullatë amerikane.

“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Komuniste Kineze dhe do të përpiqemi të vazhdojmë kontaktet tona me njerëzit në këtë rajon të rëndësishëm përmes postimeve tona në Kinë.”- tha një zëdhënësi i DASH.
Por ndërkohë ky veprim u përshëndet nga qytetarët e Chengdu që jashtë konsullatës valëvisnin flamujt kinezë dhe bënin foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: