Lazio do të vazhdojë t’i besojë rolin e drejtorit sportiv Igli Tares. Ka qenë vetë klubi lacial që ka bërë me dije gjithçka me anë të një komunikimi për shtyp.

Së fundi, në media ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Tare dhe Presidenti Lotito kanë prishur tërësisht marrëdhëniet e tyre. Kryeqytetasit nuk kanë vonuar dhe menjëherë kanë shuar thashethemet.

“Në lidhje me lajmin e raportuar sot nga gazeta të ndryshme dhe media të ndryshme për një mosmarrëveshje të pretenduar mes Presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv Tare, që dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, iu saktësojmë se janë të paargumentuara.

Në fakt, drejtori sportiv Igli Tare gëzon konsideratën dhe besimin e Klubit dhe Presidentit të saj dhe do të vazhdojë të luajë, si gjithmonë, rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë, ndërsa hyrja në shoqërinë e drejtorit Angelo Fabiani do të përfshijë drejtimin e ekipit të parë të femrave, primavera të femrave dhe primaveras së meshkujve”- shkruan Lazio.

Yy
Yy

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: