Ish-zëvendëskryeministri, aktualisht deputet i PS-së, Erjon Braçe, ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se ka thirrur në interpelancë qeverinë Rama për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve.

I njohur për qëndrimet e tij kritike, deputeti Braçe shkruan në rrjetet sociale se çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar dhe kostot e bujkut janë rritur, ndërsa çmimet e prodhimeve jo.

Postimi i plotë i deputetit:

#PERBUJQIT

#PERPUNEN

#PER CMIMET

INTERPELANCE NE KUVEND ME #QEVERINE! CMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TE FRESKETA JANE RRITUR; POR JO NGA FERMERI!

Nderkohe; CMIMET E LENDEVE TE PARA NE BUJQESI JANE TREFISHUAR! Kostot e bujkut jane rritur, cmimet e prodhimeve te tij JO! Raporti mes cmimit te imputeve dhe cmimit te produktit te bujkut eshte tmerresisht i padrejte:

1 kg URE kushton 110 leke, por 1 kg GRURE kushton 30 leke; 1 kg DAP kushton 110 leke, por 1 kg MISER kushton deri 38 leke; 1 kg NITRAT kushton 90 leke, por 1 kg DOMATE (me e mira) kushton 50 leke! CMIMET E DREJTA TE LENDEVE TE PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TE BUJKUT, JANE DETYRE E QEVERISE!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb