Trupat ruse “vrapuan aq shpejt sa mundën” teksa u larguan nga pozicionet e tyre në vijën e frontit në Ukrainë, ka pohuar kreu i grupit mercenar Wagner në fjalimin e tij të fundit që i drejtohej shefave ushtarakë të Kremlinit.

Yevgeny Prigozhin, deri më tani një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, dënoi taktikat e komandantëve rusë dhe i krahasoi forcat e Moskës me një peshk që po kalbet nga koka.

Më tej ai kërcënoi se do të shpërfillte paralajmërimin e Moskës se ai dhe njerëzit e tij do të përballeshin me akuza për tradhti nëse braktisnin pozicionet e tyre të vijës së parë, duke fajësuar ministrinë ruse të mbrojtjes për dështimin për t’i furnizuar me municion.

Prigozhin akuzoi forcat e ushtrisë ruse, nën ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu, se u tërhoqën dhe u larguan nga forcat ukrainase, duke lënë të ekspozuar vijën e frontit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: