Cristiano Ronaldo pritet t’i japë fund eksperiencës së dytë në “Old Trafford” pas vetëm një viti. 37 vjeçari nuk është i kënaqur me rrjedhën e gjërave që po ndodhin tek “Djajtë e Kuq”, të cilët madje rrezikojnë të përfundojnë jashtë “Top 4” në Premier League.

Dhe kanë nisur të qarkullojnë zëra për largimin e mundshëm të “CR7” nga “Teatri i Ëndrrave”. Ditë më parë u fol për një transferim të tij në Paris Saint-Germain gjatë verës që vjen.

Ndërsa tani raportohet se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madrid dhe Juventus ka në opsion dy destinacione të reja. E para është vendlindja e tij, Portugalia, me gjasë klubi Sporting Lisbona.

Opsioni i dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e presin krahëhapur klubet nga MLS, mbi të gjitha Inter Miami, që është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb