Joao Felix do të largohet nga Atletico Madrid, kjo është e sigurt, pasi krisja mes tij dhe trajnerit Simeone është totale. Sulmuesi portugez pritet të transferohet në Premier League, aty ku Arsenal është një hap përpara me të gjithë konkurrentët. “Topçinjtë” kanë një akord paraprak me Atletico Madrid për një transferim në formë huazimi me të drejtë blerje.

Joao Felix Atletico Madrid
Joao Felix Atletico Madrid

Për të trazuar këtë negociatë kanë menduar drejtuesit e Man.United me “djajtë e kuq” që janë futur në garë për portugezin. Ditët e fundit, pasi janë njohur me situatën rreth lojtarit, drejtuesit e United kanë vendosur kontakte për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar në “Old Traford” sulmuesin.

Joea
Joea

Atletico po bën gjithçka për të larguar Joao Felix, maksimumi kërkojnë 18 milionë euro për huazimin, një shifër qesharake pasi vite më parë investuan afro 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb