TIRANE – Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi vijoi në emisionin ‘Oktapod’, të Turjan Hyskës, debatin me deputeten e PDIU-së Mesila Doda, të cilën e quajti të pacipë, për faktin se ajo i përmendi nënën që është ndarë nga jeta.

“Amerikanët thonë i hyra nën lëkurë, ose ne përdorim atë nuk ka cipë. Nuk e besoja kurrë se do të përballesha me një pacipëri të tillë nga ana e një përfaqësueseje të popullit”- tha ai.

Pinderi tha se reagimi i tij për deputeten Doda nuk ishte provokim, por konstatim.
“Prostitutë politike nuk është ofendim, sepse sipas fjalorit të Oxfordit, prostitute politike është një person i angazhuar në politikë që aftësinë e tij e përdor në mënyrë të korruptuar jo për interesa të publikut por për interesa vetjak.”- tha aktivisti.

Sipas Kristi Pinderit, “Deputetja Mesila Doda se ka të gjatë në politikë, një njeri që shpërndan urrejtje dhe s’ka ide, do ikë”.

DEBATI
Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi sulmoi deputeten e PDIU-së, Mesila Doda.
Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Pinderi ka shtruar dy probleme sa i takon debatit për legalizimin e prostitucionit në vend dhe atij për riciklimin, duke shtuar se ‘Mesila, e si ajo të gjithë politikanët shqiptarë janë njerëzit që ushtrojnë prostitucion nga mëngjesi deri ne darke’. Fill pas deklaratave të aktivistit Pinderi ka reaguar deputetja Mesila Doda, duke e quajtur atë ‘legen’. Doda theksoi se fyerjet në adresë të saj ishin për faktin se ajo kishte mbajtur qëndrimin kundër propozimit për legalizimin e prostitucionit. Ajo theksoi se Pinderi ishte mjeran.

STATUSI I PINDERIT
Kam dy probleme ne lidhje me kete debatin per prostitucionin: Problemin e pare e kam me faktin qe flamurin pro legalizimit e mban nje biznesmen i cili e trajton debatin ne kendveshtrimin e shtimit te fitimeve e jo ne kendveshtrimin e tipit: secili ka te drejte te beje cte doje me trupin e vet. 2. Me bezdis fakti qe ne kete vend ne mund te riciklojme politikane si tipi i Mesiles permes te ashtuquajturit mbrojtje te moralit shoqeror. Mesila, e si ajo te gjithe politikanet shqiptare jane njerezit qe ushtrojne prostitucion nga mengjesi deri ne darke, permes favoreve, marreveshjeve e kompromiseve qe bejne me njeri tjetri. E thene ndryshe nje prostitute politike nuk mund te jape mendim se cfare do beje me trupin e vet nje grua apo nje burre.

STATUSI I DODËS
Po shof fyerje te renda qe Kristi Pinderi ka leshuar ne adrese time sepse kam dale kunder propozimit te prostitucionit…ça te them o legen i vogël…
Te ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua te ngas ata qe s’jane më, të shaj nga gruaj, nga e dashura as ate se ke… Ti je thjesht i mjerë sepse nuk ke e s’ke per te patur kurre dashurine e nje gruaje afer vetes… Je nje mjeran i vogel. Ty s’te them dot as ta mendosh si ne shtepine tende, se te vjen nje dite femija e te thote kam zgjedhur kete profesionin e prostitutes meqe e futet brenda ligjiit, se as kete ske per ta pasur dot.
Sa per zgjedhjet e mia politike i kam bere me ballin lart dhe duke shkuar kunder çdo korrenti te forces o legen. Nuk kam perfituar kurre as nje gjysem leku pa djerse e pa respektuar ligjin, ne ndryshim me ty qe majmesh me fonde BE e fonde qeverie per diskriminim qe se ke patur kurre. Ku jane fondet e strehes qe more? Sa vete strehuat qe i perzuri familja? Me kto dhe te tjera do merrem shume po shume seriozisht. Tash edhe nje fjale per kto shoqatat e grave qe preken dhe reagojne kur behet fjala per zonjat ne politike. Une ja dal 100 here, 1000 here vetem, po na e kurseni hipokrizine kinse po mbroni te drejtat e grave e po ndihmoni pranine e tyre ne politike. Ky eshte reagim histerik dhe fyerje e nje fruaje vetem se po guxon dhe njehere te ahkoje kundra rrymes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: