TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi sot se rasti i vogëlushit Kristi Mazes nuk ishte urgjent. Teksa është pyetur për faktin se pse spitali nuk vuri në dispozicion një autoambulancë për ta transportuar atë nga Pediatria drejt aeroportin “Nënë Tereza”, pasi do udhëtonte privatisht drejt Italisë për t’ju nënshtruar një transplanti, Beqaj pohoi se kjo çështje duhej të diskutohej me institucionin në fjalë.

Kjo pasi, pas daljes nga spitali, Kristi u transpportua drejt Rinasit me mjetin privat te gazetarit të News24, Erjon Skëndaj, i cili ka ndjekur nga afër këtë çështje.

“Rasti i Kristit nuk është një rast urgjent. Kristi Maze vuan nga një sëmundje që trajtohet prej 1 viti. Për ambulancën duhet të diskutohej me spitalin”, mësohet të jetë shprehur numri një i Shëndetësisë.

Rasti i vogëlushit prej kohësh është ndjekur nga televizioni News24, dhe agjencia Balkanweb. Pas apelit për ndihmë për të kontribuuar financiarisht për Kristin, u arritën të mblidhen për transplantin në Mëlçi 70 mijë euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: