Kristjan Asllani është rikthyer në qendër të merkatos në Itali. Listës së gjatë të skuadrave që e kërkojnë talentin shqiptar së fundmi i është shtuar edhe një skuadër tjetër. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të mbetet në të njëjtin rajon në Italinë, pra në Toskanë.

Është Fiorentina që është futur në garë për të sfiduar konkurrencën e Juventusit, Interit, Napolit dhe Milanit. Në klubin vjollcë e shohin si pasardhësin e Riccit. Për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit shqiptar mund të shërbejnë edhe marrëdhëniet e mira të dy klubeve.

Fiorentina duhet të mposhtë konkurrencën e dy klubeve nga Milano, që duket se e kanë me shumë seriozitet, si dhe atë nga Juventus, pasi Napoli duket më larg për momentin.

Asllani

Të dielën në mesditë luhet pikërisht Fiorentina-Empoli dhe drejtuesit e klubit vjollcë një sy do ta kenë edhe te Kristjan Asllani, për të cilin janë gati të investojnë nëse arrin të bindë. Por mbetet për t’u parë nëse mesfushori shqiptar do të zbresë në fushë apo jo, pasi ishte i impenjuar në miqësoren me Gjeorgjinë të martën në mbrëmje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb