Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave te Al Nassr. Tifzoët e skuadrës arabe nuk janë të kënaqur me atë që po jep në fushë CR7, pasi përformancat e sulmuesit nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Për të mbështetur Ronaldon mendon trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez.

“Ai është një lojtar dhe person shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Ai luan në një pozicion kyç, ai është një sulmues që mund të bëjë diferencën, ai ka përvojë unike. Nuk ka asnjë lojtar tjetër në botë që ka luajtur 198 ndeshje për kombëtaren dhe kjo është diçka shumë e çmuar për ne. Firma me Al Nassr ishte një vendim që kishte të bënte me performancën e tij” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: