TIRANË

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, pas kritikave të ashpra të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se në vend të Bellos është emëruar Klodian Kondi.

Kujtojmë se dje kryeministri Rama bëri një takim me drejtuesit e Policisë, ku plagosjen në një lokal nate në Sarandë e përdori si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtuesve policie dhe pronarëve të lokaleve.

Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre. Ndërkohë, gazetarja Bezat raporton për “BalkanWeb” se në ditët në vijim priten ndryshme në rang drejtorësh edhe në komisariatet e tjera të policive vendore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb