TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, me anë të një postimi në “Facebook” ka shkruar rreth kritikave të Edi Ramës për rastin e Manjola Cakonit.

Duma shprehet se realitetin e hidhur nuk mundet aspak që ta zhbëjë propaganda e kryeministrit Rama dhe e qeverisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=316994066060498&extid=VsAHoO4f79IwRyJ2

Postimi i Grida Dumës:

E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI  i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb