VELIPOJE- Kryeministri i vendit, Edi Rama në konferencën e mëngjesit me tre gazetarë, i ktheu përgjigje Astrit Patozit, i cili një ditë më parë ironizoi takimin informal me ministrat e rinj, duke thënë se mund të jetë hera e fundit që i shohim, pasi Rama mund t’ua qepë gojën.

Sipas kryeministrit, Patozi dhe Majlinda Bregu janë në garë me njëri-tjetrin se kush e kritikon më bukur qeverinë. Ai shtoi se edhe Patozi xhiron në të njejtën vorbull si kryedemokrati Basha e ish-kryeministri Berisha dhe s’meriton më shumë respekt se ata.

“Nuk më bëjnë përshtypje kritikat e tyre ndaj qeverisë ndaj meje, Astriti dhe Majlinda janë në garë me njëri-tjetrin se kush e shan me bukur qeverinë. Ai s’meriton më shumë respekt se Luli e Saliu, xhirojnë në të njëjtën vorbull pushteti, që merren me persona e jo me probleme”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: